18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami: Propagandën dhe luftën duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse ka vendosur të ndërtojë koalicion me LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët rreth ndarjes së postit të presidentit, gjë e cila rrezikon vendin të shkojë në zgjedhje të reja.

Derisa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje paralajmërojnë se në rast të dështimit të arritjes së marrëveshjes për koalicion, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja, në LDK e quajnë të papranueshëm kushtëzimin e VV-së që posti i presidentit të mos i takojë partisë e cila e dyta në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje partnerit bisedues për koalicion që të lë anash kushtëzimet për ndarjen e postit të kreut të vendit, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk është në gjendje të bëjë kushtëzime të tilla, pasi që nuk ka fituar 51 për qind të votave.

Ajo njëherësh i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalë luftën special, siç u shpreh ajo, dhe nëse dëshiron me të vërtetë të arrijë koalicion qeverisës me LDK-në, para se të prishet çdo lloj mundësie për bashkëpunim sa i përket formimit të qeverisë së re.

“LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë presidentin. Propagandën dhe luftën speciale duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse njëmend ka vendosur të ndërtojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK po punon për ndërtimin e një Qeverie që do të ofrojë zgjidhje për secilin problem të qytetarëve. E jo Qeveri e cila rrëzohet pas një viti. Qeveri e cila nuk e përfundon mandatin. T’i lëmë deklaratat e të merremi vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi. Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave”, shkruan Bajrami në Facebook.

Ndryshe, deputetja e VV-së Arbërie Nagavci  ka paralajmëruar se nëse do të mund të arrihet marrëveshje ndërmjet dy partive, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Mund të flasim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit. Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani”, shkruan ajo në Facebook.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles