11.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami: Gjatë javës që vjen ekzekutohen mjetet e parapara me Pakon Emergjente

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se nga e hëna do të nis ekzekutimi i mjeteve të parapara me Pakon Emergjente, për muajt të cilët nuk janë paguar.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë javës do të ekzekutohen të gjitha mjetet, teksa kërkoi falje që ka pasur vonesa pasi siç tha ajo ka qenë e pamundur të kryhen pagesat pa rishikim të buxhetit.

Postimi i plotë:

Ministria e Financave nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar

Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset.

Javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente.

Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti.

Falënderoj stafin e Ministrisë së Financave, të cilët po punojnë pa orar dhe kanë punuar gjithë kohën e pandemisë duke vënë edhe shëndetin në rrezik. Disa punëtorë të Ministrisë kanë rezultuar pozitiv me virus dhe ju urojmë shërim të shpejtë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles