2.1 C
New York
Tuesday, December 3, 2024

Buy now

spot_img

Bajqinovci thotë se LVV i ka gati edhe emrat e ministrave tjerë nëse shkohet me qeveri të pakicës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se Vetëvendosje është e përgatitur për të gjithë skenarët ditën e hënë kur do të votohet qeveria e re.

Bajqinovci, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë janë caktuar edhe ministrat e komuniteteve joshumicë dhe pavarësisht deklaratave në publik ai thotë se çështja me minoritetet është zgjidhur.

Ai ka thënë se Vetëvendosje është e përgatitur për çdo skenar ditën e hënë dhe se janë të caktuar edhe emrat e ministrave tjerë nëse shkohet me qeveri të pakicës, përcjell Telegrafi.

“Mund t’i di edhe unë emrat e këtyre ministrave por nuk janë për publikun për momentin”, i është përgjigjur Bajqinovci pyetjes së moderatorit se kush janë këta ministra.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se nëse nuk bëhet të hënën Kurti kryeministër, në Kosovë do të qeverisë përsëri “Qeveria Thaçi”.

“LDK duhet të reflektojë këto dy ditë dhe ta bëjë marrëveshjen me LVV-në…Po shihet sa keqpërdorimi është duke ndodhur këtyre ditëve”.

Bajqinovci ka thënë se megjithatë zgjedhjet janë alternativë nëse s’ka marrëveshje LVV-LDK.

“Nëse shkohet në zgjedhje, sondazhet flasin se ka rritje të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Duke iu rikthyer temës së ndarjes së posteve me LDK-në, ai thotë se LDK e ka marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme pavarësisht se Vetëvendosje e ka pasur në program këtë sektorë.

“Por megjithatë drejtorin e Policisë dihet se e cakton Kryeministri. Edhe Ministri i Brendshme vepron në bashkëpunim me Kryeministrin”, tha ndër të tjera Mefail Bajqinovci.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles