Site icon Prishtinapress

Bahtiri: Nëse e kam shkelur Ligjin të dënohem, aktakuzën e kam dëgjuar prej mediave

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës ka thënë se akoma nuk është njoftuar zyrtarisht nga Gjykata e Apelit për hedhjen poshtë të aktakuzës së tij.

“Kur më kanë ngritur akuzën, e kam dëgjuar prej mediave, edhe sot akoma asgjë nuk kam zyrtare”.

“Nëse kam bërë ndonjë gabim, le të më dënojnë por të mos dënohen njerëzit për qëllime politike”.

Këto komente Bahtiri i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ishte akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender.

“Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Mitrovicës, unë kam thënë se jam i pafajshëm”.

“Çdo ditë që punoj, mundohem të jap diçka për këtë vend e jo për të marrë diçka”.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nuk do të ndodhë sepse kam ardhur për t’ ndihmuar këtij vendi”.

“Me punën time jam munduar që të mos e shkelë Ligjin, mund të ndodhë edhe të gabohet por në asnjë formë e asnjë mënyrë ashtu si është trajtuar sepse jam i vetëdijshëm për secilin vendim që marr”.

Exit mobile version