10.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Bahtiri: LDK po e kërkon postin e kryeparlamentarit, por kthim mbrapa nuk ka

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri që vjen nga radhët e LVV-së ka zbuluar se çka po kërkon LDK-ja në negociata, duke thënë se Lidhja Demokratike dhe në veçanti Lutfi Haziri, po kërkojnë që ta marrin postin e kryeparlamentarit.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook i ka dërguar një mesazh kreut të LDK-së, Isa Mustafa, duke i kërkuar që t’i lë anash interesat e ngushta dhe partiake dhe të vendos para vetës interesin e qytetarëve.

“Nuk kemi kohë për të humbur për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të shprehur me votën e lirë në zgjedhjet e 6 tetorit, prandaj LDK nuk bën të bëjë bllokadë institucionale, sepse populli ynë mjaftë ka vuajtur dhe e presin vendime jo të lehta në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Bahtiri.

Postimi i plotë i Bahtirit:

“Marrëveshja e koalicionit duhet të përfundohet sa më shpejt, por LDK-ja dhe veçanësisht Lutfi Haziri duhet ta kuptojnë se kthim para 26 dhjetorit nuk ka. Nga 75 deputetë që kanë votuar ‘pro’, 27 deputetë të LDK-së e kanë votuar me vullnetin e lirë kryeparlamentarin, andaj kjo pikë tashmë është e përfunduar, sepse nuk mund të bëhen lojëra me veprime të tilla.

Kreu i LDK-së duhet t’i lë anash interesat e ngushta partiake apo grupore dhe të vendos para vetes interesin e qytetarëve, duke nënshkruar marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Nuk kemi kohë për të humbur për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të shprehur me votën e lirë në zgjedhjet e 6 tetorit, prandaj LDK nuk bën të bëjë bllokadë institucionale, sepse populli ynë mjaftë ka vuajtur dhe e presin vendime jo të lehta në të ardhmen e afërt. Pavarësisht zvarritjeve Qeveria do të votohet në fund nga të paktën 75 deputetë, ku prej tyre do të jenë 27 të LDK-së”, ka shkruar Bahtiri.

Janë bërë më shumë se tre muaj prej kur janë mbajtur zgjedhjet e prakohshme nacionale, e dy partitë që po synojnë formimin e institucioneve ende nuk janë dakorduar për një marrëveshje.

Në tri takimet që u mbajtën javën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, dështuan të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/posts/1103363160008195

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles