Site icon Prishtinapress

Bahri Gashi i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Gashi është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale. Ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gashi, i cili përmes një shkrimi të bërë në Faceboook, ka shkruar se ftesën për intervistim e ka pranuar të enjten.

“Familjarë dhe miq të nderuar, ju njoftoj se dje me datën 16.01.2020 kam marrë ftesë të paraqiten në Prokurori Speciale në Hagë, në cilësi e të dyshuarit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim mbi 100 pjesëtarë të UÇK-së.

Exit mobile version