16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

AVUK: Kafshët për Kurban Bajram të blihen në ferma, therja e tyre të bëhet vetëm në thertoret e licencuara

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën thirrje që me rastin e përmbushjes se ritit të therjes së Kurbaneve, për shkak të situatës së pandemisë COVID-19, shitblerja e kafshëve për kurban të bëhet drejtpërdrejti nga ferma tek blerësi, për arsye se të gjitha lokacionet që kanë shërbyer si tregje të kafshëve janë të mbyllura dhe njëkohësisht nxjerrja e kafshëve në hapësira publike dhe grumbullimi i njerëzve është i ndaluar.

AVUK njofton se, therja e kurbaneve është obligative të bëhet vetëm në thertoret e licencuara/aprovuara nga Agjencia dhe të cilat janë nën mbikëqyrjen zyrtare të inspektorëve veterinarë.

“Kafsha e cila theret për konsum mbi të gjitha duhet të jetë e kontrolluar. Andaj në thertore kontrolli kryhet para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ku vlerësohet gjendja shëndetësore e kafshës dhe pas procesit të therjes, mishi ju nënshtrohet kontrollit veterinar për verifikimin e përshtatshmërisë si produkt ushqimor për konsum. Kushtet teknike, sanitare dhe higjienike në thertoret e licencuara janë adekuate të cilat posedojnë ambient, temperatura dhe pajisje higjienik si kushte për therje të sigurta, ku pengojnë kontaminimin e mishit nga faktorë të ndryshëm. Të gjithë personat fizik dhe juridik, të veprojnë në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe vendimet e Qeverisë, për masat e parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19. Inkurajojmë të gjithë të përdorin masat mbrojtëse gjatë tregtimit prej fermës dhe në thertore. Po ashtu të sigurohen se, kafshët në ferma posedojnë numrin e matrikullit dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për qytetaret tanë”, thuhet në reagimin e AVUK-ut.

Në fund, AVUK thotë se inspektoratet e nivelit qendror dhe atij lokal, së bashku me policinë do të monitorojnë respektimin e masave dhe ndaj të gjithë shkelësve do të iniciohen procedura konform dispozitave ligjore në fuqi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles