Avokati Kosovar, Arianit Koci, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se ski policia e ka mbyllur e pastaj ka lejuar hapjen e një biznesi privat, pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e lokaleve të cilat frekuentohen nga qytetarët
“Një klienti të zyrës tonë, sot i janë mbyllur zyret në Prishtinë dhe Prizren, me pretekstin se Qeveria e Republikës së Kosovës, me Vendimin për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus, Covid 19, i datës 13.03.2020 – ka urdhëruar mbylljen e bizneseve, deri në një vendim tjetër. Pasi që në stacionin e policisë Qendra në Prishtinë e sqarova që po interpretohet gabimisht ky vendim, dhe se duhet të mbyllen kafiteritë, restoranet, qendrat tregtare… etj – dhe ky vendim nuk aplikohet për çdo biznes, kompania u lejua përsëri të vazhdojë punën”, ka shkruar Koci në Facebook.
Koci ka treguar se të dyja bizneset e mikut të tij tashmë janë hapur, por ai kërkon që qeveria të sqarojë se kush ka të drejt të punojë e kush jo.
“Tani, dy zyret e kësaj kompanie, në dy qytetet, po e vazhdojnë punën. Sidqoftë, Qeveria duhet gjithsesi t’a sqarojë në mënyrë eksplicite se kush ka të drejtë të punojë. E ne, duhet t’i bindemi urdhërave dhe vendimeve të ligjshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka theksuar Koci.
Postimi i plotë:
Një klienti të zyrës tonë, sot i janë mbyllur zyret në Prishtinë dhe Prizren, me pretekstin se Qeveria e Republikës së Kosovës, me Vendimin për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus, Covid 19, i datës 13.03.2020 – ka urdhëruar mbylljen e bizneseve, deri në një vendim tjetër.
Pasi që në stacionin e policisë Qendra në Prishtinë e sqarova që po interpretohet gabimisht ky vendim, dhe se duhet të mbyllen kafiteritë, restoranet, qendrat tregtare… etj – dhe ky vendim nuk aplikohet për çdo biznes, kompania u lejua përsëri të vazhdoj punën.
Duhet ta falënderoj publikisht zv.komandantin e stacionit Qendra në Prishtinë (nuk e pyeta për emër), i cili ishte në nivel të detyrës, dhe më dëgjoi me vemendje gjatë intepretimit tim ligjor.
Tani, dy zyret e kësaj kompanie, në dy qytetet, po e vazhdojnë punën.
Sidqoftë, Qeveria duhet gjithsesi t’a sqarojë në mënyrë eksplicite se kush ka të drejtë të punoj.
E ne, duhet t’i bindemi urdhërave dhe vendimeve të ligjshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.