12.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Avdullah Hoti me deklarata të çuditshme, thotë se LDK është plotësisht unike

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avduallah Hoti është shprehur se LDK është plotësisht unike.

Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka thënë se Grupi Parlamentar i LDK-së përfaqëson partinë me përkrahjen më të madhe në Kosovë.

“Grupi Parlamentar i LDK-se perfaqeson partine me perkrahjen me te madhe ne Kosove dhe eshte plotesisht unik. Kaq. Tash kur shpejt marrim pergjegjesi ne udheheqjen e vendit sigurisht se porositen shkrime. Kane kaluar ato kohe kur qytetaret manipuloheshin nga manipulatore mediatik. Tani informatat i marrin drejt nga dora e pare. Drejt nga deputetet”, ka shkruar ai.

Por, në zgjedhjet e fundit parlamentare, partia më e votuar në Kosovë, sipas rezultateve të KQZ-së, ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 32 deputetë, më pastaj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 28 deputetë.

Gjithashtu, për dallim nga deklarimet e Hotit, partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa vazhdimisht ishte përballur me mos unitet brenda deputetëve të kësaj partie.

Rreth 10 deputetë të LDK-së nuk iu kishin bindur qëndrimeve të kësaj partie për të votuar Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.

Madje, kjo çështje ishte bërë shkak i rrëzimit të Qeverisë Mustafa gjatë vitit të kaluar.

Deputetët e LDK-së kishin treguar mosbindje ndaj partisë së tyre dhe liderëve edhe në momentin e votimit të qeverisë në vitin 2014, ku për kryeministër ishte mandatuar vet Isa Mustafa.

Mosbindje ndaj partisë kishin treguar edhe në momentin kur Isa Mustafa kishte kërkuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demrokatike të Kosovës (LDK) që ta votojnë Hashim Thaçin për President të Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles