Kësisoj edhe mori vendim për anulimin e tyre. Kurse nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës deklaruan se ndalesa e këtyre fluturimeve është e përkohshme dhe vlen deri në vendimin e radhës.
Gjithashtu u tha se AAC është në konsultim të vazhdueshëm më IKSHP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për monitorimin e situatës në rajonet e krizës.
Postimi i plotë:
NJOFTIM PËR NDËRPRERJEN E FLUTURUMEVE NGA ITALIA VERIORE
Duke vepruar sipas rekomandimit të IKSHP-së, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së korona virusit Covid 19, drejtori i përgjithshëm i AAC-së, në konsultim me Ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, ka vendosur që të ndërpriten përkohësisht të gjitha fluturimet nga rajonet e Italisë Veriore të prekura nga ky virus.
Ndalesa është e përkohshme dhe vlen deri në vendimin e radhës. AAC është në konsultim të vazhdueshëm me IKSHP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për monitorimin e situatës në rajonet e krizës dhe do të merr vendime përkatëse në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së.
Zyra për Informimin e Publikut