7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

ATK me njoftim për tatimpaguesit: Certifikata e të punësuarit, shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës njofton se të gjitha bizneset, punonjëseve të të cilave iu kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës, përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit”.

Shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit”, përmes Sistemit Elektronik EDI kërkohet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), sipas pikës 15.3 të Vendimit të lartcekur, nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë.

Secili tatimpagues duhet të sigurohet nga i punësuari se dokumenti “Certifikatë e të punësuarit” vlen për të qarkulluar vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës dhe si i tillë nuk mund të përdoret për qëllimet tjera.

Dokumenti ”Certifikatë e të punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës.

Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet të vuloset dhe nënshkruhet. Ky dokument së bashku me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Dokumenti nuk mund të përdoret për arsye tjetër, njofton ATK.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles