19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

ATK ia mbyll xhirollogaritë Postës së Kosovës për borxhe

Administrata Tatimore e Kosovës ia ka mbyllur xhirollogaritë Postës së Kosovës për borxhet e vitit 2018/19.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar përmes një komunikate për media nga Posta e Kosovës ku thonë se një gjë e tillë është bërë pa asnjë paralajmërim.

“Përmes kësaj  shkrese ju njoftojmë juve dhe publikun se, nga sot Postës së Kosovës ATK-ja pa asnjë paralajmërim ia bllokoi xhirollogaritë për borxhet e vitit 2018 e 2019”, thuhet në njoftim.

Nga Posta thonë se me këtë veprim “ATK-ja ka ndërprerë shërbimet dhe operimet e Postës së Kosovës, e cila ofronë shërbime konsumatorëve çdo ditë në rreth 140 zyra postare në të gjitha komunat e Kosovës”.

“ATK-ja ka lënë pa paga mbi njëmijë punëtorë të Postës së Kosovës dhe e ka vendosur këtë ndërmarrje publike në pozitën më të rëndë në këtë kohë pandemie.Posta e Kosovës, ka kërkuar disa herë nga Qeveria t’ia zbatojë humbjet mbi 5 milion euro nga Shërbimi Universal Postar, të konfirmuara nga ARKEP-i, Auditori i Jashtëm, Gjykata Themelore dhe Përmbaruesi.

Andaj, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, shprehin shqetësim të jashtëzakonshëm, si dhe kërkojnë urgjent nga Kryeministri Hoti dhe Qeveria si aksionari i vetëm i saj, që t’i kthejë borxhet që ka ndaj Postës së Kosovës, duke e mundësuar shlyerjen e menjëhershme të obligimet tatmiore ndaj ATK-së”, thuhet në njoftim.

Xhirollogaritë i janë mbyllur edhe Telekomit të Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles