Site icon Prishtinapress

Asnjëherë mos i shuani ëndrrat e juaja…

Shkruan: Dorentinë Hiseni

 

Kur më pyesnin se ç’dua të bëhem kur të rritem , gjithmonë thoja se dua të bëhem mësuese, sepse mësuesja e klasës së parë ishte shumë e mirë andaj mendoja të jem si ajo!

Mblidhesim shpesh me shokë e shoqe duke luajtur mësuesish, ishte vërtetë bukur ta mendosh se ka kaluar tanimë ajo kohë. Ndoshta t’i kisha njohur mësuesit e tjerë që kam njohur , edukimi do ma shpifte, nuk do të ishte loja e preferuar.

Ka pak mësues që e bëjnë punën me pasion, për fat të keq! Si dreçin mësuesja e arteve , vjen gjithmonë me turinj të varur në klasë, e ajo e muzikës në vend që të na mësoj notat e larta na bërtiste nëse unë i thoja shokut të bakës ma kthe lapsin… Ku është arti aty? Ku është edukimi? Çka do të kisha mësuar unë nga ta po të kisha qenë e vëmendshme? Asgjë, pos : mbylle gojën, dil jashtë, ta thirri drejtorin, s’vlen pesë pare, hajt se t’tregoj n’fund t’vitit… Thua ti se ne nuk do mund të bindeshim me fjalë… E dini?

Në shkollë të mesme , përjetova emocione të shumta, si me shoqërinë ashtu me arsimtarët! Mu dha mundësia t’i njoh ata arsimtarët e përkushtuar dhe ata që janë aty vetëm për rrogën, dhe mos të mendojnë që rebelizmi im i asaj kohe ishte i paqëllimshëm.

Në mesin e plot e plot arsimtarëve që disave nuk i’au kujtoj as emrat, nuk mund t’i harroj tre që më shtyn shumë përpara… Kujdestari i klasës së dhjetë, Skender Bala, o Zot ç’njeri i mirë ishte, do të doja t’i kisha kaluar gjithë vitet nën kujdestarinë e tij, ishte shumë i drejtë dhe ç’ishte më e çuditshmja, na linte të lirë , na lejonte të iknim shpesh mga orët e mësimit, mund të thuani ; aaaaa kujdestari që paska qenë, në fakt ai e bënte qëllimisht, sepse e dinte shumë mirë se do të na bëhej si thonë bajat e dalura gjithmonë dhe nëse besoni apo jo, asnjëherë nuk mungonim më , dhe ishim klasa më e dalluar për të mirë në atë kohë.

Për një kohë të shkurtë ai i’u kthye punës në gjimnaz , dhe kjo ndikoj negativisht pak tek ne, por e kaluam! E dyta ishte arsimtare Diana, nuk më kujtohet mbiemri por më kujtohet shumë mirë ishte një ndër arsimtaret më të mira që kisha pasur. Na donte të gjithve, me doemos e nxjerrte një notë të mirë nga ne, na thoshte se ne mundemi , na motivonte duke na mbajtur ligjerata shpesh edhe jashtë lëndës , e bënte me pasion punën e saj, kur vinte në klasë i qeshej gjithmonë fytyra, kur ishte e mërzitur vinte në klasë rrinte në qoshen e dritares dhe na linte të bëjmë tema të lira, pas kësaj ne gjithmonë sillnim buzëqeshje në fytyrën e saj që kishte filluar të rrudhosej( po ta lexoj këtë do më vrasë).

Dhe i treti.. ai që shumë shpesh unë i shkruaj, e sidomos për festa, dhe si gjithnjë asnjëherë nuk më harron( pos këtë vitë nuk m’i ka uruar Krishtlindjet, mos mendo që se kam vërejtur) Është fjala për shumë të nderuarin arsimtarin e fizikës Gani Hajrizaj. Si mund të jetë njeriu i tillë?! Si munde të na duroje me gjithë atë zhurmë, me atë pak vëmendje në fjalët që thoje?! Unë nuk e di! Mendoj se jam me fat që të pata ty arsimtarë, mendoj që të gjithë ne ishim me fat. Më kujtohet se si gjithsesi doje një notë të lartë nga unë, dhe më pate dhënë tre mësime të mësoja për të enjten, dhe i pata mësuar disi s’mund t’ia humbas mundin vetës apo jo? Faleminderit shumë! Faleminderit që më konsiderove si familjaren tënde, deri në atë pikë që fitove respektin tim më të madh.

Këta janë pra ata që më bëjnë të mendoj ndryshe për mësuesit, që më shtynë që një ditë edhe mua dikush të ma bëj zemrën mal kur të më thotë mësuese! Asnjëherë mos i shuani ëndrrat e juaja, pa marrë parasysh se sa shumë vështirësi kalon, mundohuni ta shikoni anën pozitive të çdo gjëje, sikur unë!

Exit mobile version