Site icon Prishtinapress

Askush nuk është mbi ligjin”, amerikanët dalin në rrugë në mbështetje të akuzave të Trump 21 minuta

Disa orë para se Kongresi të fillonte të mblidhej për votimin e së mërkurës për ta bërë Donald Trumpin, presidentin e tretë amerikan në histori që do të akuzohet, mijëra amerikanë nga i gjithë vendi u mblodhën për të bërë pikëpamjet e tyre të qarta nën thënien: “Askush nuk është mbi ligjin”.

Nga Portlandi me dëborë në Maine në Anchoragen e ftohtë të Alaskas, 7,200 kilometra larg, protestuesit dolën për të mbështetur akuzat që janë bërë ndaj Donald Trump, transmeton Telegrafi.

Ata mbanin në duar pankarta që citonin presidentin e dytë të Shteteve të bashkuara të Amerikës John Adams, i cili thoshte: “Faktet janë gjëra të ngurta”.

Në New York City, tema historike u bë jehonë në Times Square, ku një turmë prej më shumë se një mijë protestuesve hapi një flamur gjigant që mban fjalët e nenit II, seksioni katër i kushtetutës amerikane, i cili përcakton kushtet e fajësimit.

Shannon Stagman i Empire State Indivisible, një organizator i tubimit në New York, i tha Reuters se ngjarja shënoi një moment të rëndësishëm për qytetarët amerikanë.

Por nuk ishin vetëm këto qytete, në shumë qytetet të mëdha dhe qytete të vogla dolën në protesta. Në Houston dhe Texas kishte po ashtu protesta, ndërsa në Raleigh, Karolina e Veriut, ata kënduan në melodinë e Krishtlindjeve:” “We wish you a good impeachment / And removal right now”.

Nëse artikujt miratohen nga Dhoma, siç pritet, të mërkurën në mbrëmje, ato kalojnë në Senat për një gjykim që ka të ngjarë të mbahet në Vitin e Ri.

Exit mobile version