Nuri Seferit i kanë mjaftuar tre raunde për të nokautuar boksierin hungarez, Lazlo Hubert.
Në një atmosferë shqiptare, të mbushur me tifozë shqiptarë e me flamuj kuqezi, Nuri Seferi ka arritur ta mposht Lazlo Hubert, me nokaut.
Kjo ishte fitorja e 48-të në karrierën e ‘Tysonit Shqiptar’, që tani i hap rrugës vetes për të luftuar për titullin evropian në kategorinë e mesme.