Artisti pikturon një koala gjigante për nderë të miliona kafshëve që ngordhën nga zjarret në Australi

0
19

Një artist ka krijuar një pamje mahnitëse në rërë të një koale për nder të miliona kafshëve që ngordhën në krizën e zjarrit.

Koala e vogël është parë duke u ngjitur në një pemë të djegur në artin, i cili u krijua në një plazh në Geelong, Victoria, transmeton Telegrafi.

Në faqen e tij në Instagram ‘Breathe a Ocean Blue’, artisti ndau një fotografi të veprës dhe shpjegoi se synonte të rris vetëdijen për humbjen e madhe të jetës së kafshëve.

Artisti, faqja e të cilit në Instagram është dedikuar për vepra arti në rërë, ka shumë fotografi të tilla vetëm në rërë.

Mijëra koala besohet të kenë ngordhur në flakët, veçanërisht në ishullin Kangaroo.

Numrat e koalave janë zvogëluar për një të tretën në 20 vitet midis 1990 dhe 2010 për shkak të shkatërrimit të habitatit, shpyllëzimit, copëzimit, makinave dhe qenve.

Për shkak të shkatërrimit të habitatit të tyre të lindjes, e preferuara australiane është në rrugën e duhur për tu zhdukur plotësisht deri në vitin 2050.

Ekspertët kanë frikë se ky proces u përshpejtua vetëm pasi një pjesë e madhe e popullsisë së koalave ngordhën nga zjarret. /Telegrafi/