Site icon Prishtinapress

Arrestohet shoferi i trenit që ia mori jetën vajzës së mitur

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me humbjen tragjike të jetës së një vajze të mitur në Klinë, e cila u godit nga treni.

Policia ka treguar se viktima e gjinisë femërore, gjersa ishte duke kaluar hekurudhën, është goditur nga treni i udhëtarëve në relacionin Pejë-Prishtinë.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka humbur jetën.

Me vendim të prokurorit drejtuesi i trenit mashkull K-Shqiptar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, kurse trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Exit mobile version