19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet një person në Ferizaj për “Fajde” dhe “Shpërlarje parashë”

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, pas një pune intensive hetimore rreth dy vjeçare, sot me datë 12 nëntor 2019 ka bërë kontrollimin e dy objekteve të banimit si dhe të një lokali afarist, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente.

Si rezultat i këtij operacioni policor është arrestuar personi i dyshuar:

  • N.B        M/SH/K ,

nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Fajde” dhe “Shpërlarje parashë”.

Gjatë kontrollimit të këtyre lokacioneve, si prova materiale janë konfiskuar :

  • Para të gatshme në vlerë prej 5000 euro (pesëmijë euro),
  • Katër fletëpagesa në vlerë prej 115,203.46 euro (njëqind e pesëdhjetë mijë e dyqind e tre euro),
  • Një folder
  • Një Llaptop,
  • Katër fletore,
  • Tri fletë-deponime të bankës,
  • Një kompjuter.

Gjërat materiale të cilat janë konfiskuar do të analizohen në hollësi për të sqaruar gjendjen faktike mbi bazën e dyshimeve të ngritura kundrejt të dyshuarit.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës , dhe pas intervistimit  me  Aktvendim  të  Prokurorit të Shtetit nga   Prokuroria  Speciale,  të  njëjtit  i është shqiptuar  masa  e  ndalimit  për 48 orë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles