Site icon Prishtinapress

Arrestohet një person, dyshohet se falsifikoi certifikata për veteranët e rrejshëm

Një person dyshohet që e ka falsifikuar certifikata për përfitimin e statusit të veteranit të luftës.

“Është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur,  duke u mundësuar katër  personave Certifikata të Veteranëve Luftëtar, me të cilat të njëjtin kanë përfituar pensionin si Veteran Luftëtar në mënyrë të paligjshme”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditorë, raporton prishtinapress.eu

Me urdhër të prokurorit,  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është incizuar për ‘falsifikim i dokumenteve & mashtrim’.

Exit mobile version