Site icon Prishtinapress

Arrestohet në Prishtinë 48 vjeçari nga Mitrovica i cili ishte në kërkim nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për “vjedhje në tentativë” dhe “prezantim i rremë”, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia ditë më parë.

“Për rastin “Vjedhje ne tentative” dhe “Prezantim i rremë”, i cili kishte ndodhur në Prizren, hetuesit e policisë kishin identifikuar një person të dyshimtë i cili pasi kishte kryer veprën penale ishte shmangur nga ndalimi dhe arrestimi dhe për një kohe nuk dihej lokacioni i qëndrimit të tij.

Me datë 28 prill 2021, policia rajonale në Prizren me autorizim të Prokurorit të Shtetit e shpalli publikisht në kërkim policor të dyshuarin Burhan Mehmet Cej, i lindur në vitin 1973, në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas shpalljes publike hetuesit policor kanë pranuar shumë informata për lëvizjet dhe qëndrimin e të dyshimtit, qytetarët bashkëpunuan ngushtë më policinë, dhe me datë 06 qershor 2021, i dyshimti i cili ishte në përcjellje të policisë nga Njësia e Inteligjencës për Persona të Arratisur (NJIPA) u ndaluan në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

“Pas ndalimit dhe arrestimit, u informua Prokurori i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.

Andaj, duke qenë të përkushtuar në zbatim të ligjit dhe mbrojtjes se jetës dhe pronës së qytetarëve, policia falënderon të gjithë qytetarët që bashkëpunuan ngushtë për ndalimin e të dyshimtit nga momenti i shpalljes publike e deri te ndalimi i tij”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version