13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet mashtruesi në Prishtinë, ja çka u ka bërë qytetarëve

Pas një pune të shkëlqyer hetimore dhe operative të realizuar nga ana e hetuesve të stacionit policor Qendra, sot është arrestuar ne flagrancë i dyshuari B. Haziri, mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për disa vepra të mashtrimit.

Mbështetur në rezultatet e veprimeve hetimore të ndërmarra nga ana e policisë dyshohet se, deri tani i dyshuari ka arritur të mashtroj së paku 4 qytetarë të Republikës së Kosovës duke u paraqitur rrejshëm si zyrtar në një nga kampet e KFOR-it, në Prishtinë.

Pothuajse në të gjitha rastet e raportuara i dyshuari u ka marrë vlera të parave nga 3,500-5,000 €uro qytetarëve të ndryshëm duke i mashtruar se në këmbim do të marrin vetura ose mjete të rënda pune.

Vlera e përafërt e mashtrimit dyshohet të arrijë në 17,000 €uro.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, për tu dërguar më pas në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles