Site icon Prishtinapress

Arrestohet kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq për cenim të votës së lirë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi se është arrestuar kryetari i komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, i dyshuar për “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Në njoftim bëhet e ditur se Dejanoviq është ndaluar për 48 orë dhe brenda afati ligjor do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës Paraprake.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se, sot, ka ekzekutuar Urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollimin e Objekteve të Komunës së Kllokotit, në lidhje me një hetim që është duke zhvilluar ndaj Kryetarit të Komunës, të pandehurit Bozhidar Dejanovic, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” e paraparë dhe sanksionuar me nenin  210  të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje ‘’KPRK’’).

Mbi këtë bazë, me vendim të prokurorit të çështjes u vendos ndalimi dhe arrestimi i të pandehurit, Bozhidar Dejanoviq, për 48 orë, dhe brenda afati ligjor do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës Paraprake”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditën e djeshme Bojan Markoviq nga komuna e Ranillugut, komunë kjo me shumicë serbe, pretendon se e ka humbur vendin e punës, vetëm sepse refuzoi të votonte për Adrijana Hodxhiqin, përfaqësuese e një prej subjekteve politike boshnjake nga Mitrovica, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

Exit mobile version