Site icon Prishtinapress

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e të riut në kazino në Lipjan

Është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen në kazino në Lipjan. Polica e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e tij bëhet fjalë rastin e vrasjes së një personi të moshës 36 vjeçare.

“ Mund të ju konfirmoj që është arrestuar person i dyshuar për këtë rast”, kanë thënë në Policinë e Kosovës, duke treguar se për informata të tjera do të ketë njoftim për media. 

Në orët e vona të mbrëmjes së 20 marsit një 36 vjeçar u vra përderisa po punonte në një kazino në Lipjan.

36 vjeçari, Florent Ahmetaj ishte nga fshati Rrezall në komunën e Skenderajt, por që punonte në një lokal në Lipjan.

Exit mobile version