Site icon Prishtinapress

Arrestohen katër persona për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje gjatë 24-orëshit të fundit në lokacione të ndryshme në Kosovë

Rastet të cilat janë raportuar, nuk kanë lidhshmëri me njëri-tjetrin, por gjatë disa kontrolleve në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gllogovc dhe Pejë janë gjetur armë e municion si: pistoleta, mjete të mprehta, dy AK-47, fishek në sasi të madhe, boks hekuri, antiplumb dhe granata dore.

Policia ka dhënë detaje për secilin nga rastet të cilat i gjeni në listën më poshtë:

“Rr. Ali Kelmendi, Prishtinë 12.02.2020 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar arma-pistoletë me një karikator me dy fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, raporton Policia.

“Poklek i Ri, Gllogovc 12.02.2020 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë dhe një boks hekuri. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

“Lagjja Arbëri, Prishtinë 12.02.2020 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij, i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, raportohet nga Policia.

“Rr. Dervish Qollaku, Fushë Kosovë 12.02.2020 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij, i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, një AK-47 me 48 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton Policia.

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 12.02.2020 – 11:00. Me urdhëresë të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, aty janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47 me 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, dy granata dore dhe një antiplumb. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, raportohet në Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version