Site icon Prishtinapress

Arrestohen dy persona për marrje ryshfeti, njëri nga ta inspektor i ATK-së

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar për veprat penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 260 dhe ,,Marrja e ryshfetit” nga neni 421 KPRK-s.

Pas pranimit të informacioneve nga ankuesi i rastit lidhur me një person të dyshuar i cili i kishte kërkuar ryshfet të njëjtit, përmes një personi të dytë, në këmbim të mos-shqiptimit të gjobës apo kontrollimit të biznesit të tij, Policia e Kosovës ka aplikuar masat e fshehta të hetimit, saktësisht “blerje të simuluar”, me ç’rast është arrestuar në flagrancë njëri nga të  dyshuarit (kontabilist) i cili nga ankuesi kishte pranuar një shumë parash prej 500 (pesëqind) euro, para të cilat janë pranuar për të dyshuarin tjetër (inspektor i ATK-së).

Gjatë zbatimit të kësaj urdhërese është arrestuar edhe i dyshuari tjetër (inspektor i ATK-së).

Lidhur me rastin, personat e dyshuar të arrestuar janë:

D. F.    i lindur me 1977       m/kosovar dhe

B. H.   i lindur me 1990       m/kosovar.

Pas intervistimit të të dyshuarve, në konsultim me prokurorin kompetent, me vendim të tij i dyshuari D.F. (inspektor i ATK-së) është ndaluar në mbajtje, ndërsa i dyshuari B.H. është liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version