Site icon Prishtinapress

Arianit Koci thotë se s’ka gjasa që Haradinaj të ekstradohet në Serbi

Avokati Arianit Koci ka vlerësuar se nuk ka asnjë gjasë që Ramush Haradinaj i arrestuar nga autoritetet franceze të ekstradohet në Serbi.

Ai duke komentuar disa deklarata të gazetarëve serbë, se Haradinaj do të ekstradohet në Serbi, ka thënë se ato janë dezinformata.

“Gjasat janë zero që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi. Disa gazetar serb të afërt me struktura të sigurisë, po përhapin dezinfomata. Lufta speciale e Serbisë po vazhdon”, ka shkruar Koci në facebook.

Haradinaj është arrestuar mbrëmë në Francë në bazë të një fletë-arresti nga Serbia, ku ai akuzohet për krime lufte ndaj serbëve në Kosovë gjatë luftës.

Exit mobile version