Site icon Prishtinapress

“ARBËN XHAFERI”E GATSHME PËR QARKULLIM

Prishtinë, 29 maj 2019

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila u mbajt nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ministri Lekaj duke iu adresuar  dhe uruar mirëseardhje zyrtarëve shtetëror e qytetarëve të pranishëm në këtë eveniment me rëndësi të madhe për ekonominë dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, tha se kjo autostradë e lidhë Prishtinën me komunat tjera dhe Maqedoninë Veriore, e i hapë rrugë Kosovës drejt lidhjes me korridorin 10.

Ministri Lekaj duke i falënderuar djemtë dhe vajzat që punuan në ngritjen e këtij gjiganti infrastrukturor, tha se me dhembje kujtohen edhe ata që fatkeqësisht humbën jetën në punë. Ai deklaroi se puna e qeverisë dhe MIT-së nuk përfundon këtu, por me jetësimin e “Autostradës së Dukagjinit”, e cila pritet të fillojë së ndërtuari këtë vjeshtë. Ky përkushtim shërben si dëshmi se Qeveria Haradinaj do të vazhdojë të dëshmojë se punon për mirëqenien e qytetarëve, duke e lidhur Kosovën me familjen evropiane.

Të gjithë personalitetet e pranishme në këtë përurim, e vlerësuan këtë autostradë si vlerë të lartë të arkitekturës infrastrukturore.

Autostrada “Arbën Xhaferi” është e gjatë 65.5 kilometra dhe krahas “Bechtel & Enkës”, kanë punuar edhe 900 kompani vendore me gjithsej 9449 punëtorë, duke u bërë gjenerues i vendeve të punës për 5 vite me radhë. Kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon me gjatësi prej 5.7 kilometra.

Exit mobile version