Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se kanë pranuar konfirmim edhe nga kompanitë e tjera për sjelljen e vaksinave në Kosovë.
“Pajtohem me deputeten që nuk na duhet garë por bashkëpunim në këtë proces. Është lajm i mirë që kanë ardhur vaksinat. I falënderojë të gjithë akterët që kanë marr pjesë në negocimin e tyre. Me ardhjen në Qeveri e kemi intensifikuar këtë punë dhe kemi konfirmimin edhe nga kompanitë e tjera dhe shpresojmë që vaksinat të vijnë sa më shpejtë”, ka thënë Vitia.
Më tutje Vitia tha se në ditët në vijim do të ketë masa të reja kundër koronavirusit.