Arben Gashi shprehet i bindur se Projektligji për Buxhetin do të kaloj në Kuvend

0
18

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi shprehet i bindur se nesër do të kaloj Buxheti në Kuvend.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Gashi ishte i shkurtër duke thënë se beson që buxheti do të kalojë.

Besoj që nesër do të kaloj buxheti“, thotë Gashi.

Kuvendi i Kosovës, të hënën mbanë seancë të jashtëzakonshme për të votuar projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Kjo seancë do fillojë në ora 11:00 dhe ka vetëm dy pika të rendit të ditës.

Rendi i ditës është ky:

1. Votimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021,

2. Votimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare.