16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Apostolova: Kosovës i duhen reforma në fushën e zbatimit të ligjeve

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostollova duke folur për agjendën evropiane të Kosovës tha se është me rëndësi që Kosova të vazhdoj punën në fushën ligjore duke punuar në plotësimin e kritereve për liberalizim të vizave.

“Tani është shumë e rëndësishme që Kosova të bëjë një listë të prioriteteve që lidhet me zbatimin e ligjeve. Kosova ka nevojë për një reformë të vërtetë në këtë aspekt. Kemi procese të shumta me rëndësi për liberalizimin e vizave dhe ka shume këmbime nga zyra e jonë dhe Ministria e Integrimeve të Kosovës, dhe ne po punojmë në këtë aspekt së bashku”, theksoi Apostollova.

Apostollova gjatë këtij diskutimi dha edhe një “ultimatum” drejt institucioneve të Kosovës duke thënë se deri në shtator të këtij viti duhet të plotësohet  agjenda e reformave evropiane “ERA”.

“Kemi ngritur zërin që dëshirojmë të kemi administratë të mirë, me njerëz të duhur. Është me rëndësi që bashkë të bëjmë përpjekje që Kosova të implementoj shumicën e projektit ‘ERA’deri në shtator të këtij viti.”, theksoi ajo.

Apostollova në tryezën me temë “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)”, tha edhe se Kosova duhet të implementoj marrëveshjes e arritura deri më tani.

“Kosova duhet të fokusohet në punën e saj dhe të bëjë implementimin e marrëveshjes së “ERA”. Procesi që po e bënë Kosova në drejtim të BE-së varet nga procesi i zbatimit të marrëveshjes së MSA-së, shume gjëra janë realizuar por duhet të jemi motivuar të vazhdojmë punën”, tha ajo.

Ajo mes tjerash ka përgëzuar Kosovën për ligjet e miratuara por ka thënë që tash të njëjtat duhet të implementohen. /Zeri/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles