10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Apostolova: BE synon t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar të gjithë miqtë dhe partnerët për Ditën e Evropës.

Përmes një videoje, ajo ka shfrytëzuar rastin që t’i falënderojë të gjithë evropianët që po ndihmojnë në luftimin e pandemisë COVID-19.

Apostolova ka theksuar se Bashkimi Evropian synon që t’i ndajë mbi 160 milionë euro për Kosovën që do të shërbejnë në stabilizimin e ekonomisë në vend.

“Bashkimi Evropian është duke ofruar mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huazimeve me qindra miliona euro për ta mbështetur ekonominë, për të mbrojtur vendet e punës të rrezikuara nga pandemia në të gjithë Ballkanin.

Vetëm për Kosovën ne po synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë euro për stabilizim makro-ekonomik dhe mbështetje socio-ekonomike. Kosova mund të llogaris në mbështetjen tonë”, ka thënë ajo.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles