Site icon Prishtinapress

Ansambli “Shota” hap ekspozitën e përhershme të veshjeve

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, me rastin e Ditës Ndëkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve do të hap ekspozitën e përhershme të veshjeve, mbahet në lokalet e Ansamblit.

Para kësaj, trupa artistike e ansamblit do të zhvillojë një defile, me kostume, përgjatë rrugës “Nënë Tereza” nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Ibrahim Rugova” dhe anasjelltas.

Në fund të defileut grupi i valleve do të ekzekutojë një kolazh koreografik, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me saktësisht në amfiteatrin përbri hotelit “Grand”.

Exit mobile version