Site icon Prishtinapress

Anëtari i PDK-së: Vetëvendosja ka filluar të tërhiqet ende pa ardhë në pushtet

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se ende pa filluar me qeverisje, Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të tërhieqet.

Sipas Gashit, Lëvizja Vetëvendosje, është në gjendje të shkelë çdo parim.

Postimi i plotë:

Tërheqja e radhës e Vetëvendosjes!

Akoma nuk kanë filluar të qeverisin me Kosovën, por partia e Albin Kurtit ka filluar të tërhiqet nga të gjitha parimet përmes së cilave i ka mashtruar qytetarët përgjatë viteve.

Albin Kurti, Glauk Konjufa e dhjetëra zyrtarë të kësaj partie janë deklaruar me dhjetëra e qindra herë se një nga kushtet që Kosova duhet t’i vendos Serbisë është zbardhja e fatit të të pagjeturëve dhe pastaj të dialogohet. Për Vetëvendosjen në dialog nuk do të duhej të diskutohej për të pagjeturit pasi që fati i tyre duhet të zbardhet dhe pastaj të dialogohet.

Jemi mësuar që pas 6 Tetorit të shohim e dëgjojmë çdo ditë tërheqjen e drejtuesve të kësaj partie nga parimet, që veç parime nuk ishin.

Tërheqja e fundit u bë e ditur sot nga Glauk Konjufca. Sipas tij, për këtë temë zëri duhet të ngritet edhe në negociatat e ardhshme me Serbinë.

Përfundimisht kjo është paturpësi e kësaj partie që është në gjendje të shkelë mbi çdo parim. Kjo parti jo që nuk pritet t’i kushtëzojë negociatat me Serbinë, por takimet si ato në kafenetë e Tiranës me Gjuriqin që mohonte masakrën e Reçakut do të bëhen të zakonshme.

Exit mobile version