8.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Anëtari i kryesisë së PDK-së paralajmëron padi për shpifje ndaj partisë së Albin Kurtit

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka paralajmëruar shpifje për anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjoshi në rrjetin social Facebook ka shkruar se për deklarimet e tyre do të ballafaqohen me të në Gjykatë.

“Babën tim e njohin të gjithë Drenica. Që nga vitet 80-ta ka qenë pjesë e lëvizjeve kombëtare dhe më pastaj një nga drejtuesit e UÇK-së që nga dita e parë. Albin K. nuk mund të fshihet pas degëve, të cilat për shpifjet që bëjnë do të ballafaqohemi në gjykatë. Kryetarit të Vetëvendosjes i paska djegur deklarata ime e djeshme dhe menjëherë paska aktivizuar shpifësit”, ka shkruar ai.

“Albin K. nuk mund ta mbrojë UÇK-në me Shkelzen Gashin, Haki Abazin dhe as me Erzen Vraniqin. Në Drenicë janë peshuar me votë edhe baba im edhe dega e Albin K. Vetëm ai është votuar 2-3 herë më shumë se e gjithë partia e tij”, ka shkruar Gjoshi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles