Site icon Prishtinapress

Andrea Pirlo po e merr punën e tij të parë si trajner

Andrea Pirlo po i futet profesionit si trajner, pasi Juventusi i ka ofruar atij mundësinë që të udhëheq skuadrën U23 të tyre.

Legjenda italiane ka pranuar së fundmi licencën e trajnerit dhe tani Zonja e Vjetër dëshiron që ai të punojë me talentët e tyre, raporton Gianluca di Marzio.

Pirlo besohet se ka pranuar një ofertë të duhur që të fillojë punë  si trajner dhe tani është shumë afër të marrë drejtimin e U23-shave të Juventusit.

Roberto Baronio që është shoku i tij i ngushtë, do të jetë asistenti i tij te grupmoshat e reja te Juventusi.

Prilo do të zëvendësojë një tjetër legjendë të Juventusi, Fabio Pecchia, që aktualisht është trajner aty.

Exit mobile version