Site icon Prishtinapress

Andini tregon takimin e fundit në burg me babanë Ukshin Hoti: S’na lanë as të prekemi!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që është edhe djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hoti, në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e tij.

Andini tregon se ai ishte gjashtë vjeçar kur i ishte burgosur për herë të parë babai Ukshin Hoti. Ai thotë se pikërisht kujtimet me të i ka vetëm gjatë kohës së burgut.

Si moment që i ngelet në mend Andinit, tregon se në fëmijëri ai kishte një lloj frike, por meqë babai Ukshini posedonte një armë dhe ajo armë i krijonte një siguri se askush nuk do t’i bëj keq.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) thotë se takimi i fundit i fundit me babain e tij ishte në burgun e Mitrovicës së Sremit në dhjetor të vitit 1998, katër muaj pasi ai më të ëmën ishte larguar nga Kosova.

“Asnjë takim në burg nuk është i këndshëm, por ai i fundit i imi me babin ishte shumë i pakëndshëm. Nuk na kanë lejuar të flasim shqip. Në serbisht babi nuk ka pranuar të komunikojmë. Në atë takim vetëm jemi parë, pasi nuk na është lejuar as kontakti fizik. Pasi ishim të ndarë përmes grilave”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Andini pas këtij takimi bashkë më të ëmën kishte ikur në Shqipëri ilegalisht e më pas kishte emigruar në Zvicër duke kërkuar statusin e azilantit.

Djali i veprimtarit Ukshin Hoti thotë se më e rëndë është të kesh prindin e zhdukur se të vrarë.

Andini në momentin kur babi i tij ishte zhdukur nga Burgu i Dubravës ishte në Zvicër.

Exit mobile version