Site icon Prishtinapress

Analizë: “Gomat e pasme”, pika e dobët e Liverpoolit

Eusebio di Francesco, njeriu i cili eliminoi Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me një rikthim historik rezultati, u rrëmbye nga një ndjenjë e papritur supersticioni. Deri atëherë, një dogmatik i formacionit 4-3-3, u kthye në 3-5-2, për të ndalur Messin dhe rezultati e justifikoi atë.

Trajneri italian, për dy ditë ndryshoi trajektorën e gjashtë viteve të zhvillimit sa ishte pjesë e Sassuolos dhe tani Romës, skemë që lidhet më mirë me modernitetin. Ai madje kishte thënë se 4-3-3 ishte e panegociueshme për të kur erdhi në Romë, shkruan IndeksOnline.

Por, pas ndeshjës së parë me Barcelonën, nevoja e shyu të bëj një përjashtim, dhe suksesi i papritur erdhi si një ide magjike.

Gabimi që i kushtoi trajnerit romak

Ai e transmetoj këtë ide edhe në Anfield, duke besuar se do të gëzojë të njejtin rezultat. Eksperimenti i Di Francesos rezultoi shumë dobët. T’i ekspozohesh Liverpool-it është gjëja e fundit që duhet bërë. Shkuarja në finale e skuadrës së Jurgen Klopp ishte kryesisht ‘një keqkuptim’ i Di Franscescos, thojnë analistët italian.

Ekspertët e aplikimit të 3-5-2, sic është Antonio Conte, theksojnë se çelësi është në trajnimin e tre qendërmbrojtësve dhe se ky proces përfshin një minimum prej dy muajsh. Në Anfield , Di Fransesco vendosi Fazio-Manolas-Juan Jesus kundër kulmit më të efekshëm në Evropë, me vetëm dy ditë praktikë. Sigurisht, e pësoi keq!

Hapësirat ishin aq të mëdha, sa që për një orë Salah e besonte veten Messi. Në minutën e 61-të Liverpool kishte rezultatin 4-0 dhe trajneri italian ndryshoi shpejt gjithcka. Di Francesco thjesht u kthy në origjinë. Ai zëvendësoi Juan Jesus me Perottin dhe akomodoi lojtarët e tij në funksionet e njohura në hapësirat e zakonshme të 4-3-3. Megjithëse Liverpool arriti edhe golin e 5-të, Roma mori hovin dhe ndiheshin më inferior.

“Plani ynë ishte gabim” tha De Rossi duke lëshuar Anfield-in.

Liverpool, të cilët arritën finalen e Ligës së Kampionëve, lanë shumë informacion për skuadrën madrilene rreth hapësirave të tyre. 40 golat të shënuara favorizojnë atë si ekipin më të mirë, gjersa “grushti” i sulmit të tyre fsheh “oborrin” në mbrojtje.

Klopp, plani i të cilit konsiston në mbrojtje e cila bën presing dhe sulmon, kishte ditë të mira por jo edhe aq stabilitet ndonjëherë. “Ne nuk mbrojmë mirë” tha ai pas ndeshjës me Romën, duke u arsyetuar me shanset e shumta që kishte sulmi tyre.

Van Dijk, dhe asgjë tjetër

E vetmja pikë e fortë në linjën e pasme të Liverpool-it duket të jetë Van Dijk. Qendërmbrojtësi i cili u ble për 80 milionë euro në janar, ndoshta nuk hyn në pesëshen më të mirë në botë, por ka sjellur më shumë siguri tek tifozët dhe skuadra. E njejta gjë nuk mund të thuhet për Lovren, i cili aq sa është i rrezikshem për rivalët është edhe për portierin e tij. Mbrojtësit e krahut, Robertson dhe Maximilan Arnold, kanë pasur paraqitje shumë të mira, por asnjëherë të testuar aq fortë, e sidomos në një finale të Ligës së Kampionëve kur përballesh me mbretërit e kësaj lige, të cilët e luajn këtë finale për të tretën herë radhazi.

Klopp e dinte gjithmonë se të mbyllej me “thurje” të tilla nuk ishte një opsion i mirë. Por ai di ta shfrytzoj sulmin dhe futbollin atraktiv.

Rezultati i përgjithshëm ndaj Romës, ishte 7-6 në favor të anglezve. Mjaft gola për dy ndeshje për një skuadër që ndeshet ndaj Real Madrid, të cilët në shansin më të vogël që i dhurojnë nuk falin mundësinë. E vërteta është që Klopp ka bërë me të mirën nga ajo që kë pasur mundësi me lojtarët e tij duke i shfrytëzuar mjaft mirë. Sidoqoftë, mbetet të shihet, përvec sulmit, se si do i funksionojnë kësaj radhe “gomat e pasme” ndaj galaktiëve madrilenë .

Exit mobile version