6.4 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Analistët: Presidenti të zgjidhet nga populli

Zgjedhja e presidentit nga populli do të ishte zgjidhja më e mirë për demokracinë kosovare. Por për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, thotë se praktika e zgjedhjes së Presidentit nga marrëveshja e koalicionit duhet të ndryshojë.

Abdullahu e quan ofendim elektoral që të shtrohet kjo çështje në një tavolinë, pasi sipas tij, kjo temë ka krijuar mosmarrëveshje e cila po e pengon edhe krijimin e Qeverisë.

“Do të ishte një praktikë e re dhe e mirë që të bohet diçka ndryshe jo sikur ka ndodhur deri më tani, sidomos jo ajo çfarë po kërkohet të bëhet tani që presidenti i ardhshëm të përcaktohet nga një marrëveshje që faktikisht nuk ka kurrfarë lidhje me Presidencën. Pra qytetarët kur kanë dhënë votën dhe kur dolën fitues këto dy parti, nuk kanë kurrfarë mandati as detyrë të çfarë do natyre që të merren vesh për presidentin”.

“Është ofendim për institucionet tona, është ofendim për elektoratin që të shtrohet probleme ashtu sikundër është thënë se duhet të merremi vesh për presidentin, tani, se përndryshe do të na vie një zarf tjetër ku do të shkruhet emri i një presidenti të ri, jo nuk do të ndodh ajo, prandaj konsideroj që është e tepërt tani forcat fituese politike të merren vesh të kësaj natyre, aq më shumë kur shihet se kjo përpjekje për t’u marrë vesh ka krijuar mosmarrëveshje e cila po e pengon edhe krijimin e qeverisë”, ka thënë Abdullahu, për Ekonomia Online.

Avdullahu ka treguar edhe procedurat që presidenti të zgjedhet përmes popullit.

“Nuk do të duheshin shumë procedura edhe pse duhet ndryshimi i Kushtetutës, duhet një ligj për Presidencën, që tregon zgjedhjen e tij përmes popullit, duhet të involvohet edhe Gjykata Kushtetuese, por të gjitha këto nuk janë të pamundura dhe është më e ndershme që t’i hyjnë kësaj procedure tani dhe që në të ardhmen ti ipet mundësia qytetarëve vet Presidentin e Kosovës”, ka thënë ai.

Edhe njohësi tjetër i rrethanave politike, Artan Murati, konsideron se zgjedhja e Presidentit aktual nuk garanton koncensus. Thotë se duhet të ndryshohet modaliteti i zgjedhjes së presidentit në Kosovë.

“Tash duhet të shikohen modalitetet e zgjidhjes së presidentit sepse nëse dëshirojmë që presidenti të zgjidhet nga populli, atëherë ne do duhej që të bëjmë një reformë të thellë zgjedhore, diçka që është duke u kërkuar tash e sa vite, mirëpo edhe me mënyrën si zgjidhet presidenti aktualisht ne mund të garantojmë që të kemi një president i cili do t’i kënaqte të paktën një numër më të madh të subjekteve politike dhe qytetarëve, duke arritur në emra konsensusual dhe në emra të cilët do të ishin të pranuar për shumicën e partive por edhe të qytetarëve”, ka thënë Murati.

Zgjedhja e presidentit nuk duhet të jetë pengesë për arritjen e koalicionit mes LDK-së dhe VV-së, thotë Murati.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, 2 muaj pas zgjedhjeve ende nuk kanë arritur që të merren vesh për qeverisur me vendin, peng i kësaj marrëveshje ka mbetur edhe pozita e presidentit të vendit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles