8.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Amerikanët futen brenda konsullatës kineze në Houston

Agjentët federalë amerikanë janë futur në konsullatën kineze të qytetit të Houstonit pasi që dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti spiunazhi.

Zyrtarë amerikanë thanë për gazetarët se konsullata ishte përfshirë në një hetim për mashtrim në një institut kërkimor në Teksas dhe nëpunës të saj ishin përfshirë drejtpërdrejt me persona të tjerë të cilëve u kishin dhënë instruksione çfarë të dhënash të siguronin, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Asnjë person nga stafi nuk ishin në konsullatë në momentin e futjes së agjentëve amerikanë. Hetuesit besojnë se kjo është vetëm një pjesë e vogël e një rrjeti të gjerë individësh në 25 shtete amerikane që janë përfshirë në veprimtari spiunazhi.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar shkaku i luftës tregtare, pandemisë së coronavirusit dhe kritikat e Uashingtonit ndaj Pekinit për kufizimin e lirive në Hong Kong dhe Xinjiang.

Si kundërpërgjigje për urdhrin amerikan, Kina kërkoi gjithashtu mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu.

Shtetet e Bashkuara kanë konsullata në gjashtë qytete kineze duke përfshirë edhe Hong Kongun, përpos ambasadës në Pekin. Ndërsa kinezët kanë pesë konsullata në SHBA, përveç ambasadës në Uashington.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles