-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Amerika mbetet në Ballkan, s’ka marrëveshje me Rusinë

Politika amerikane është e bazuar në interesat amerikane dhe tek vlerat amerikane. E, ato interesa dhe ato vlera mbijetojnë, nuk do të ndryshojë me çdo ndryshim të administratës në Washington, thotë drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Në një intervistë për mediat serbe, ai mohon pretendimet se ka marrëveshje mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, që Ballkani të mos jetë më sferë e ndikimit të SHBA-ve

“Gjithçka është spekulim fiktiv”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi ynë në Evropë janë liria dhe paqja, e këto nënkuptojnë integrimin e shteteve të Ballkanit perëndimor në institucionet evropiane. Qëllimi jonë është që Serbia të jetë anëtare me të drejta të plota në BE, dhe këtë e mbështet SHBA. Normalizimi i raporteve me Kosovën është pjesë e këtij qëllimi. Duhet të ketë përparim te dialogu i Brukselit, që të ketë përparime në eurointegrime”, ka thënë ai, duke shtuar s’ka asnjë arsye të besohet se do të ketë ndryshim të politikës amerikane.

I pyetur a është e mundur të anëtarësohet Serbia në BE pa e njohur Kosovën, ai tha se kjo është çështje për BE-në.

“Ajo që bëjmë ne është të mbështesim procesin e normalizimit të raporteve të Beogradit dhe Prishtinës. Momentalisht nuk shohim përtej kësaj”, ka shtuar zyrtari amerikan.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles