10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Rohde: Skenat e sotme në Kuvend, të papranueshme – Gjermania dhe BE mbështesin plotësisht krijimin e Speciales

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas përplasjeve që ndodhën sot në Kuvend mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Përmes një seri shkrmesh në Twitter i ka dalë në mbrojtje ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Rohde, i ka konsideruar të papranueshme sulmet ndaj Gërvalles.

“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, tha Rohde.

Tutje theksoi se Gjermania dhe BE, kanë mbeshtetur plotësisht krijimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij luftimi i mosndëshkueshmërisë dhe hetimi i krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit është pjesë e angazhimit të institucioneve në Kosovë për sundimin e ligjit.

“Shfrytëzoj këtë rast për të nënvizuar përsëri se Gjermania, si të gjitha vendet anëtare të BE-së, mbështet plotësisht vendimin e Parlamentit të Kosovës, të miratuar me shumicë prej 2/3, për krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Luftimi i mosndëshkueshmërisë dhe hetimi i krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit është pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit. Gjermania është e bindur se lufta e pandëshkueshmërisë përmes gjykatave penale kombëtare dhe ndërkombëtare është pjesë e një politike të përgjegjshme ligjore dhe të jashtme”, deklaroi ai.

Më tej u shpreh se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në një shoqëri pa drejtësi.

“Ne ua kemi borxh gjithashtu familjeve të viktimave. Është e rëndësishme të mbështetet puna e rëndësishme e KSK-së e cila është e parashikuar në ligjin e Kosovës”, shkroi Rohde./Telegrafi.

Përplasja e sotme në Kuvend erdhi pas deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës,  lidhur me Gjykatën Speciale.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles