3.5 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Kosnett uron 28 bursistet e programit ‘Gratë në Energji’ që sot u nisën për Amerikë

Ambasadori Amerikan Philip Kosnett ka përshëndetur 28 bursistet e programit ‘Gratë në Energji”, që do të ndjekin studime profesionale dy-vjeçare në kolexhin e Des Moines.

Ai ka thënë se ky program që mbështetet nga MCC dhe MFK, përbën hapat e shkëlqyeshëm në rrugën e Kosovës drejt vetqëndrueshmërisë.

“Të 28 bursiste e programit Gratë në Energji që u larguan sot nga Kosova për të kaluar dy vjet studime në DMACC, mbështetur nga MCC dhe MFK përbëjnë 28 hapa të shkëlqyeshëm në rrugën e Kosovës drejt vetqëndrueshmërisë”, ka shkruar Kosnett në ‘Twiter’.

Programi i Bursave Gratë në Energji është pjesë e një programi të gjerë për avansimin e gruas dhe ofrimin e mundësive të barabarta në tregun e punës me fokus në sektorin e energjisë.

‘Gratë në Energji’ implementohet nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) udhëhequr nga ish ministri i jashtem Petrit Selimi dhe mundësohet nga agjensioni amerikan MCC.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles