Site icon Prishtinapress

Ambasadori amerikan viziton KEK-un

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett, vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi, priti dhe e shoqëroi Ambasadorin Kosnett gjatë vizitës në termocentralin Kosova A dhe në minierat e KEK-ut.

Thaçi falënderoi ambasadorin Kosnett për interesin që ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdimisht ka treguar në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë.

Më pas Thaçi tha se vizita e sotme demonstron mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për zhvillimin ekonomik të Kosovës, me theks të veçantë në mbështetjen që i është ofruar KEK-ut.

Ambasadori Kosnett shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike dhe rëndësinë e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, i cili do të siguroj stabilitet afatgjatë të furnizimit me energji elektrike për vendin.

Exit mobile version