13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori amerikan, në Çeki, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën e pavarur

Ambasadori amerikan në Çeki, Stephen B.King, është takuar me ambasadorin e Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiu.

Përmes Twitterit, King ka thënë se Kosova ka mbështetjen e palëkundur të SHBA-së, si një vend sovran dhe të integruar plotësisht në institucionet ndërkombëtare.

“Ishte nder që të takohesha këtë mëngjes me ambasadorin Arbër Vllahiu dhe të riafirmoja me të, mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Republikë sovrane dhe të pavarur të Kosovës, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar King.

Ky postim vjen një ditë pas deklaratës së presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, i cili tha në Beograd se brenda një muaji do ta shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles