19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada e Britanisë: Qeveria në detyrë të mos i emërojë Bordet deri sa të formohet qeveria e re

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka kërkuar që rekrutimi në Bordet e Ndërmarrjeve Publike të jenë transparente dhe në përptuhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar përmes një reagimi në Facebook ka kërkuar nga qeveria në detyrë që të shtyjë vendimet për rekrutimin e zyrtarëve të lartë deri në formimin e qeverisë së re.

“Ne e mirëpresim shtyrjen e procesit të intervistimit për Bordin e KEK-ut, por mbetemi të shqetësuar për proceset e rekrutimit të Bordeve të tjera të Ndërmarrjeve Publike dhe Kryeshefave Ekzekutiv të tyre. Ne besojmë se ato duhet të jenë transparente dhe të strukturuara mirë, dhe në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Ne fuqimisht sugjerojmë që Qeveria në detyrë të shtyjë të gjitha vendimet dhe proceset e rekrutimit për zyrtarë të lartë derisa të formohen institucionet e reja”, thuhet në reagim.

admin
adminhttps://prishtinapress.zoomsolution.business
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles