Site icon Prishtinapress

Ambasada amerikane: Shmangni retorikën e politizuar, vendosni jetët e njerëzve në rend të parë

Janë bërë dy muaj që kur qytetarët e Kosovës janë futur në izolim shkaku i pandemisë COVID-19.

Që nga 14 marsi 2020, institucionet morën vendime për të parandaluar përhapjen e këtij virusi i cili ka përfshirë të gjitha vendet e botës.

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka kërkuar që të vazhdojë bashkëpunimi rajonal në mbështetje të mirëqenies së qytetarëve.

“SHBA-të kanë inkurajuar dhe vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin rajonal në mbështetje të mirëqenies së qytetarëve – përfshirë këtu luftën kundër pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

SHBA-të kanë kërkuar që të shmanget retorika e politizuar dhe të gjithë të bashkohen rreth gjetjes së zgjidhjeve praktike për të lehtësuar lirinë e lëvizjes.

“Ne i ftojmë të gjitha palët që të shmangin retorikën e politizuar dhe të bashkohen rreth zgjidhjeve praktike për të lehtësuar lirinë e lëvizjes së furnizimeve mjekësore dhe mundësohet personelit t’i monitoroj komunitetet e prekura. Le t’i vendosim jetët e njerëzve në rend të parë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Exit mobile version