4 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada amerikane mirëpret vendimin e Kushtetueses, për pezullimin e dekretit të presidentit Thaçi

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ka përshëndetur pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi, nga Gjykata Kushtetuese.

Me anë të një postimi në Twitter, kjo ambasadë thotë se veprimi i fundit i Gjykatës është tregues i funksionimit të sundimit të ligjit.

“Përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese për të dhënë kohë për diskutime tregon sundimin e ligjit të Kosovës në punë. Ne gjithashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe institucionalë për të respektuar Gjykatën Kushtetuese dhe proceset e saj”, thotë ambasada.

Ndërkaq, të premten Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020 nga data e nxjerrjes së këtij vendimi.

Me vendimin e Kushtetueses u pajtuan krerë politikë pozitë e opozitë, të cilët thanë se duhet respektuar gjithherë vendimet e GjK-së, çfarëdo qofshin ato.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles