Site icon Prishtinapress

Ambasada amerikane kërkon nga partitë të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës mbrëmë ka marrë vendim për ankesën e LVV-së lidhur me ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti, ku vendimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja brenda 40 ditëve.

Pas këtij vendimi, ka reaguar ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Në reagimin e tyre, ambasada u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë vendimin e Kushtetueses.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ndryshe sot, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani do të nis takimet me liderët e partive politike për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Exit mobile version