Site icon Prishtinapress

Ambasada amerikane dhe ambasada britanike mbështesin KGjK-në

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Nehat Idrizi, priti sot në një takim pune ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Greg Delawie dhe ambasadorin e Britanisë, Ruairi O’Connelli.

Në këtë takim kryesuesi Idrizi, njoftoj të pranishmit për tërë zhvillimet e sistemit gjyqësor, duke filluar nga procesi i emërimeve të gjyqtarëve  e deri te emërimi i  kryetarëve të gjykatave, si dhe për zhvillimin e procesit të integrimit të veriut të vendit.

Idrizi, shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuar në funksionalizimin e sundimit të ligjit në vendin tonë, me theks të veçantë,  potencoi llogaridhënien dhe besimin e publikut. Gjithashtu, ai i njoftoi të pranishmit edhe për lëndët e korrupsionit si lëndë me prioritet për KGjK-në.

Ndërsa, Ambasadori Delawei, si prioritet prej kur ka ardhur në vendin tonë, theksoj se ka sundimin e ligjit dhe se shteti prej nga ai vije e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Kosovën, andaj, interesimi për sistemin e drejtësisë  është i veçantë vetëm, e vetëm që Kosova të shkojë përpara.

Për ambasadorin Ruairi O’Connelli, KGjK-ja është thelbësore në gjyqësorin e Kosovës duke pasur parasysh rolin dhe funksionin që ka. Andaj, ne jemi të përqendruar të mbështesim punën tuaj, këtë jemi duke e bërë në vazhdimësi, por shqetësuese për mua është niveli i ulët i besimit në sistemin e drejtësisë, është koha të ndermirën hapa të sigurt për këtë kthim – theksoi mes tjerash ambasadori britanik, O’Connelli.

Të dy ambasadorët dhanë disa sugjerime për KGjK të cilat janë të rëndësishme për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe rritjen e besimit të qytetareve. Sugjerimet kanë të bëjnë me aktivitete të rëndësishme të cilat janë duke u realizuar në KGjK. Të gjitha palët u pajtuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin në këtë drejtim.

Kryesuesi Idrizi, të dy ambasadorët i falënderojë për mbështetje dhe u premtojë se do të jetë më sy çelë në punën e tij dhe se do të vazhdojë të punojë me përkushtim në luftën kundër korrupsionit, në menaxhimin e lëndëve, në proceset gjyqësore me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit gjyqësor si dhe kthimin e besimit të publikut./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version