7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aliu: S’ka kompromis me Serbinë, reciprociteti do të vendoset

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se Qeveria Kurti 2 do të vendosë masa të reciprocitetit me Serbinë, por se kjo do të bëhet pas një analize ekonomike duke e parë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ai në Klan Kosova tha se në shumë raste reciprociteti i ka dëmtuar edhe qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe se në këtë pikë masat bllok mund të jenë të dëmshme, andaj kërkohet një analizë për masat karshi Serbisë.

“Reciprociteti do të jetë si masë karshi Serbisë për të vendosur një marrëdhënie normale me Serbinë, nuk mund të ketë marrëdhënie normale me Serbinë pa vendosur reciprocitet dhe një gjë e tillë është në synimin tonë dhe të Qeverisë e cila vendos me kohë. Reciprociteti do të ndodhë patjetër. Edhe ai ekonomik edhe tregtar edhe krejt. Nuk flas për parashikime, por në këtë pikë nuk do të ketë kompromis”, tha Aliu.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles